HEC-et ERE mimi per koncesionaret te mbuloje kostot
Nga keto 80 kontrata jane per hidrocentrale me nje fuqi te instaluar deri ne 15MW. Puna per keto hidrocentrale shpesh eshte komentuar se ne disa ka ecur mire ndersa ne te tjere nuk ka ecur si pritej madje ka dhe ekstreme ku nuk ka filluar fare. Gjithsesi ajo qe dihet me siguri eshte qe te gjithe keto hidrocentrale bashke kane nje kapacitet te pergjithshem gjenerues prej 826.5 MW. Qysh ne fillim eshte paracaktuar se energjine e
ketyre HEC-eve do ta bleje Korporata Elektroenergjetike Shqiptare por sot si ceshtje diskutimi shtrohet pyetja Me cfare cmimi Aktualisht ne fuqi per percaktimin e tarifes se energjise se ketyre hidrocentraleve eshte metoda qe lidhet me cmimin e importit te energjise. Ne kuader te gjetjes se nje alternative me te mire per percaktimin e cmimit nga ku gjithe grupet e interesit do te dilnin te kenaqura Enti Rregullator i Energjise ka marre persiper te gjeje metoden me te pranueshme. Ne tetor ky ent ka perfunduar studimin mimet e energjise elektrike per hidrocentralet me kapacitet deri ne 15MW.
METODAT
PR MIMIN
Kerkimi i Entit Rregullator te Energjise vjen ne kuader te kerkeses se qeverise per nxitjen e investitoreve per te investuar ne sektorin e energjise ne vendin tone. Per kete sikurse percakton dhe ERE-ja eshte e nevojshme qe investitoreve tu garantohet siguri dhe qendrueshmeri per cmimet e energjise qe mundesojne edhe kthimin e kredive apo mbulimin e kostove shtese. Metoda e cila aktualisht zbatohet dhe ka ne thelb cmimet e importit nuk garanton siguri dhe eshte lehtesisht e ndikueshme nga kursi i kembimit. Kjo here siguron energji me te lire here ne nivele me te shtrenjta cka krijon paqendrueshmeri cmimesh dhe pasiguri ne investime. Metoda e dyte qe ERE-ja ka marre ne analizim eshte ajo qe lidhet me cmimin mesatar me pakice te konsumatoreve fundore. Kjo metode sipas Entit udhehiqet nga parimi rregullator per balancimin e interesave te konsumatorit cka duhet te percaktoje se sa duhet te jete cmimi maksimal i mundshem i shitjes se energjise elektrike nga prodhuesit e HEC-eve me kapacitet deri 15 MW te Furnizuesit Publik me Shumice KESH. Kjo behet ne menyre qe ky transaksion te kete ndikim sa me te vogel ne cmimet e konsumatoreve fundore dhe njekohesisht te sherbeje si tarife qe favorizon edhe investitoret. Si cmim referues ne hartimin e formules llogaritese sherben cmimi mesatar i shitjes me pakice te energjise elektrike i cili per vitin 2010 eshte 9.53 Lek/kWh.
Metoda e trete eshte ajo qe lidhet me koston marxhinale te njesive gjeneruese e cila eshte propozuar nga ERE-ja si metoda me e pranueshme qe duhet te zbatohet per percaktimin e cmimeve te energjise se prodhuar nga hidrocentralet deri ne 15kMW. Ne thelb kjo metode ben nje perllogaritje te cmimit te energjise duke i ndare hidrocentralet ne tri grupe sipas kapacitetit prodhues. Grupi i pare eshte ai nga 0-2000kW grupi i dyte nga 2001kW deri ne 5000kW dhe grupi i trete 5001kW -15 000kW. Menyra e perllogaritjes se cmimit merr per baze mbulimin e kostove te ndertimit si dhe kostot afatgjata te shfrytezimit te objektit. Per hir te se vertetes kjo menyre perllogaritjeje e nxjerr cmimin mesatar te energjise se ketyre hidrocentraleve si me te ulet se cmimi mesatar i shitjes me pakice por me te larte sesa ai i importit. Si e tille kjo metode lejon te behet nje vleresim i kostove reale per ndertimin dhe shfrytezimin e objektit dhe shkalla e nxitjes nepermjet tarifes feed-in tarife favorizuese per investitoret eshte e shprehur ne menyre eksplicite dhe eshte e vleresueshme ne dallim nga metodat e tjera ku vleresimi i tarifes behet sipas karakteristikave te tregut me pakice te energjise elektrike apo tregut rajonal te energjise. Per te gjitha keto argumente dhe jo vetem kjo metode e llogaritjes se tarifes propozohet per zbatim thuhet ne konkluzionet e studimit te ERE-se.
Metodat e llogaritjes se cmimit
1. Metoda mbi cmimet e importit
Kjo metode ndikohet nga kursi i kembimit
mimi mesatar per vitin 2009 41.15 euro/MWh
2. Metoda bazuar ne cmimin mesatar me pakice te konsumatoreve fundore.
Kjo metode merr parasysh vendosjen e nje cmimi tavan per shitjen e energjise ne menyre qe efekti tek konsumatoret te jete sa me i vogel dhe i ndan hidrocentralet ne tri grupe sipas kapacitetit dhe ben perllogaritjen per periudhen 2011-2015
0-2000kwh 7.4l/kWh
2001-5000 7.2 leke/kWh
5001-15 000 7 leke/kWh
3. Metoda e kostos marxhinale afatgjate
Parashikon mbulimin e kostove dhe veteshlyerjen per 10 vjet
HEC-et tri grupe nga kapaciteti.
0-2000kW 9 leke/kWh
2001-5000kW 8.5 leke/kWh
5001-15 000kW 7.5 leke kWh
mimi mesatar 7.7 leke
mimi mesatar i shitjes me pakice ne 2010 9.53kWh
mimi i importit 2011 6.75 kWh
Veteshlyerja e investimit
Metoda e trete e tarifes qe eshte kostoja marxhinale afatgjate e propozuar nga ERE-ja per zbatim lejon qe veteshlyerja e investimit te behet per 10 vjet nga data e futjes ne shfrytezim te objektit. Sipas ERE-se koha e veteshlyerjes se kredise duke marre parasysh strukturen kapital vetjak-hua ne raport 4060 rezulton 7 vjet. Nje nivel i tille eshte pare i arsyeshem
duke iu referuar afatit te shlyerjes
se kredive ne Shqiperi.
mimet
mimi i energjise per hidrocentralet me fuqi te instaluar deri ne 15 MW peson ulje pas periudhes 10-vjecare kur eshte shlyer huaja nga ana e investitorit. mimet e blerjes se energjise nga KESH-i deri ne fund te detyrimit kontraktor propozojne uljen me 2 per qind ne vit. ERE-ja propozon rishikim te legjislacionit per te evituar probleme te mevonshme lidhur me keto pika.
Nertila Maho