E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VARSHAVË – Duda: Ne polakët jemi rojtarët e kujtesës së krimeve në Aushvic

VARSHAVË, 27 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti polak, Andrzej Duda kujtoi viktimat e nazistëve në kampin e Aushvic-Birkenaut, ndërkohë që sot filluan ceremonitë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit.

”Ne polakët, në tokën e të cilëve të pushtuar nga Gjermania naziste u ndërtua kjo industri shfarosjeje dhe ky kamp përqendrimi, jemi sot rojtarët e kujtesës”, tha Duda.

Në nisjen e ceremonisë për shënimin e 80-vjetorit të çlirimit të ish-kampit të përqendrimit në fund të Luftës së Dytë Botërore, Duda vendosi një kurorë me lule në Murin e Vdekjes, i shoqëruar nga ish-të burgosur.

Mijëra të burgosur u qëlluan para murit nga ushtarët nazistë.

Më shumë se 50 ish të burgosur nga Auschwitz-Birkenau dhe kampe të tjera po marrin pjesë në ceremoni.

Katër prej tyre do të mbajnë fjalimin kryesor pasdite.

Duke pasur parasysh moshën e tyre të shtyrë, mund të jetë një nga ceremonitë e fundit të mëdha në të cilën mund të marrin pjesë të mbijetuarit.

Delegacione nga 55 vende po marrin pjesë në përkujtimore./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›