VATIKAN – Fillon konklava për zgjedhjen e papës

VATIKAN, 7 maj /ATSH-DPA/ – Konklava për të zgjedhur papën e ri sapo ka filluar në Vatikan, ndërsa dera e Kapelës Sistine u mbyll sot pas 133 kardinalëve, që tani do të zgjedhin pasardhësin e papës së ndjerë, Françesku.
Dera e kapelës historike u mbyll saktësisht në orën 17:46 (15:46 GMT) pas thirrjes latine “extra omnes!” (”të gjithë jashtë!”), e cila sinjalizoi se të gjithë përveç burrave me të kuqe duhej të largoheshin nga kapela.
Shpallja e papës së 267-të në 2 000 vjet histori të kishës mund të zgjasë pak.
Pritet gjerësisht që vendimi të merret deri në fund të kësaj jave, megjithëse kjo nuk është e garantuar.
Deri atëherë, pjesa tjetër e botës do të mbështetet në sinjalet e tymit nga oxhaku në çatinë e kapelës.
Tymi i zi tregon se nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa tymi i bardhë tregon zgjedhjen e një pape të ri.
Tymi i parë ka të ngjarë të shihet pas orës 19:00 të mërkurën./ /os/