Basha: Koalicioni Euroatlantik, zgjedhja e vetme për familjen shqiptare

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi sot në një intervistë televizive, Koalicioni që ai drejton ka dashamirësinë e të gjithë atyre njerëzve që duan me të vërtetë ndryshimin.
Basha tha gjithashtu se “ndryshimin nuk mund ta sjellë as konfirmimi i qeverisë dhe riciklimi i rrangallave të vjetra të korrupsionit, siç janë sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta”.
“Qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë”, tha Basha.
“Koalicioni Euroatlantik ka dashamirësinë e të gjithë atyre njerëzve që duan me të vërtetë ndryshimin, ndaj e kuptoj që ndryshimi s’mund të jetë as katër vite më shumë, sepse ka pasur 12 vite me radhë, që do të thotë më shumë korrupsion dhe më shumë varfëri, më shumë papunësi, më shumë largim nga Shqipëria dhe në veçanti të të rinjve dhe as mund të ketë riciklim të rrangallave të korrupsionit e të tranzicionit, sepse lufta kundër krimit dhe korrupsionit siç shpall zoti Berisha në çdo takim, nuk mund të vijë as me Elvis Roshin, as me Ilir Metën. Pra, qartësisht kush do një zgjedhje për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet, këtë e gjen te Koalicioni Euroatlantik, te numri 4, te programi ynë dhe ekipi ynë”, tha Basha.
/r.e/a.f/