E Martë, 3 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Leone XIV kremton meshën e parë në Kapelën Sistine

ROMË, 9 maj /ATSH-DPA/- Robert Francis Prevost, tani Papa Leone XIV, kryesoi sot meshën e parë të madhe pas zgjedhjes së tij.

Papa i ri u bashkua me kardinalët në Kapelën Sistine në Vatikan, një ditë pasi u zgjodh si pasardhës i Papa Françeskut.

Kleriku i lindur në SHBA, i cili ka edhe shtetësi peruane, hyri në Kapelën e zbukuruar në Pallatin Apostolik.

Ai mbante veshur këpucë të errëta, jo këpucët e kuqe të veshura nga shumë papë të mëparshëm, të cilat paraardhësi i tij Françesku gjithashtu i kishte shmangur.

Kardinalët gjithashtu kishin veshur rroba të bardha me zbukurime ari. Kapela është i njëjti vend ku kardinalët zgjodhën Prevost, si Papë gjatë konklavës.

Papa është udhëheqësi i 1,4 miliardë katolikëve në të gjithë botën. Besimtarët mezi presin të shohin se si Papa Leone XIV do ta formësojë Kishën Katolike.

Papa i ri ka një axhendë të ngjeshur për ditët në vijim, përfshirë një paraqitje të tij publike rreth mesditës së së dielës, në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për lutjen tradicionale Regina Coeli.

Rreth 100 000 njerëz e brohoritën atë dje në Sheshin e Shën Pjetrit – pasi tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se ishte zgjedhur një Papë i ri.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›