E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PER DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003, “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

                                                                                                               P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003, “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në fund të shkronjës “c”, të nenit 46, fjalët “… dhe vendos masat administrative për mospërmbushjen e tyre, sipas nenit 46/1.”, shfuqizohen.

Neni 2

Neni 46/1 shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›