E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet pjesëmarrjen e Shqipërisë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Kryeministri Berisha përshëndeti sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pjesëmarrjen e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm, zoti Lulëzim Basha, në Takimin e Jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi situatën në Gjeorgji, të zhvilluar në selinë e NATO-s në Bruksel. “Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Shqipërisë dhe natyrisht ishte pjesëmarrje e lidhur me ftesën që Shqipëria ka marrë në Samitin e Bukureshtit.” – tha Kryeministri Berisha.

Kryeministri përshëndeti, nder te tjera, deklaratën e dalë nga ky takim, duke e vlerësuar atë si një deklaratë në mbështetje të popullit gjeorgjian dhe përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë. “Gjykoj se është një deklaratë me një mbështetje të fortë në parimet e lirisë dhe të drejtës Ndërkombëtare, në mbështetje të popullit gjeorgjian, përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë, për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial, nga agresioni rus që përjetoi javëve të fundit.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›