E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DHËNIE FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2010, PËR KOMUNËN FINIQ

V E N D I M

PëR

DHëNIE FONDI, Në BUXHETIN E VITIT 2010, PëR KOMUNëN FINIQ


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komunës Finiq, në buxhetin e vitit 2010, t’i jepet fondi prej 10 919 223 (dhjetë milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e tre) lekësh, për përballimin e detyrimeve doganore për tubacione dhe materiale të tjera, për ndërtimin e ujësjellësit.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe komuna Finiq për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›