E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINDËRTIMI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE”

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së HUASë, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE BANKëS ISLAMIKE PëR ZHVILLIM (IDB), PëR PJESëMARRJE Në FINANCIMIN E PROJEKTIT “RINDëRTIMI I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për pjesëmarrje në financimin e projektit “Rindërtimi i rrugëve dytësore dhe lokale”, me një hua prej 7 000 000 (shtatë milionë) ID.

2. Autorizohet Ministria e Financave që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjenci zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të vendimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›