E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.71, DATË 3.2.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2010, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.71, DATë 3.2.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E NUMRIT Të PUNONJëSVE ME KONTRATë Të PëRKOHSHME, PëR VITIN 2010, Në NJëSITë E QEVERISJES QENDRORE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 1, e vendimit nr.71, datë 3.2.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2010, në njësitë e qeverisjes qendrore është 1411 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

2. Përjashtimisht për qendrat e transferimit të teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas vëllimit të punës së kryer dhe përballohet vetëm nga të ardhurat e realizuara nga çdo qendër, brenda vitit 2010.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2010, të njësive të qeverisjes qendrore.

4. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë me hollësi numrin e punonjësve sipas lidhjes nr.1, të përmendur në pikën 1, në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe veprimtarive sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›