E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER JË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1472, DATË 12.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MINISTRINË E DREJTËSISË DHE INSTITUCIONET, NË VARËSI TË SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE”

V E N D I M
 

PËR


NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1472,  DATË 12.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MINISTRINË E DREJTËSISË DHE INSTITUCIONET, NË VARËSI TË SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet vendimit nr.1472, datë 12.11.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet edhe procedura e mëposhtme e prokurimit:

“- Furnizimi me ushqime për burgun e Peqinit, me fond limit 5 094 912 (pesë milionë e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë lekë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet nё “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›