E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “EURON”, SHPK, “KADRIA”, SHPK, DHE “TEUTA KONSTRUKSION”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCE

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “EURON”, SHPK, “KADRIA”, SHPK, DHE “TEUTA KONSTRUKSION”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “ORGJOST I RI”, “BELE 1”, “BELE 2”, “TOPOJAN 1” E “TOPOJAN 2”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të shoqërive “Euron”, shpk, “Kadria”, shpk, dhe “Teuta Konstruksion”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Orgjost i ri”, “Bele 1”, “Bele 2”, “Topojan 1” e “Topojan 2”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›