VENDIM PER KALIMIN E NJË SIPËRFAQEJE TRUALL, PRONË SHTETËRORE, NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK DHE KOMPENSIMIN E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE, DIOQEZA KORÇË, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1532, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR
V E N D I M
PëR
KALIMIN E NJë SIPëRFAQEJE TRUALL, PRONë SHTETëRORE, Në FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK DHE KOMPENSIMIN E KISHëS ORTODOKSE AUTOQEFALE, DIOQEZA KORçë, SI DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1532, DATë 19.11.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të BASHKISë KORçë, Të QARKUT Të KORçëS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, dhe të neneve 16 e 28, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja, truall, pronë shtetërore, prej 2200 (dy mijë e dyqind) m², e ndodhur në zonën kadastrale 8562, e përbërë nga prona me numër pasurie 2/551, si dhe pjesërisht prona me numër pasurie 2/863, në të njëjtën zonë kadastrale, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kalojë në fondin e kompensimit fizik dhe t’i vihet në dispozicion Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përputhje me ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit, për fondin e mësipërm, e përdor atë për kompensimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, dioqeza Korçë, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
3. Në listën që i bashkëlidhet vendimit nr. 1532, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, hiqet prona me numër rendor 885.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Qendrore për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/06/2010