VENDIM PER MIRATIMIN E “RREGULLORES PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR PROCEDURËN E SHQYRTIMIT TË ANKESAVE NDAJ PROCEDURAVE TË KONCESIONIT APO TË VENDIMEVE PËR PËRJASHTIM NGA KËTO PROCEDURA”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.27, DA
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E “RREGULLORES PëR PëRCAKTIMIN E RREGULLAVE Të HOLLëSISHME PëR PROCEDURëN E SHQYRTIMIT Të ANKESAVE NDAJ PROCEDURAVE Të KONCESIONIT APO Të VENDIMEVE PëR PëRJASHTIM NGA KëTO PROCEDURA”, DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.27, DATë 19.1.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E RREGULLAVE Të VLERëSIMIT DHE Të DHëNIES Së KONCESIONEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24/1, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e “Rregullores për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurën e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të koncesionit apo të vendimeve për përjashtim nga këto procedura”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Në pikën 1, të kreut XII, të tekstit që i bashkëlidhet vendimit nr. 27, datë 19.1.2007, të Këshillit të Ministrave, emërtimi “... APP ...” zëvendësohet me “...Komisioni i Prokurimit Publik ...”.
3. Ngarkohet Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N IS T R I
SALI BERISHA
16/06/2010