E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA SISTEMIMI, ASFALTIMI DHE NDËRTIMI I TROTUAREVE TË RRUGËS SË SHKODRËS, NË BASHKINË E FUSHË-KRUJËS

V E N D I M

PëR SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA SISTEMIMI, ASFALTIMI DHE NDëRTIMI I TROTUAREVE Të RRUGëS Së SHKODRëS, Në BASHKINë E FUSHë-KRUJëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga sistemimi, asfaltimi dhe ndërtimi i trotuareve të rrugës së Shkodrës, në bashkinë e Fushë - Krujës.

2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Fushë - Krujës.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen sipas masës përkatëse, për sipërfaqen 129 (njëqind e njëzet e nëntë) m², truall, pronë private, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, në vlerën 528 900 (pesëqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Fushë - Krujës, planifikuar në buxhetin e saj.

5. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

6. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Fushë - Krujës.

7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Fushë - Krujës, për realizimin e këtij projekti.

8. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 129 (njëqind e njëzet e nëntë) m², truall, shpronësuar në favor të kësaj bashkie, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Fushë - Krujës për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›