E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMI TË PRONËS NDËRTESË DYKATËSHE, ME VENDNDODHJE PRANE AEROPORTIT “NENE TEREZA”, RINAS, NGA MINISTRIA E BRENDSHME TE MINISTRIA E FINANCAVE, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME E DOGANAVE, DHE PËR NJË SHTESË

V E N D I M

PëR

NDRYSHIMIN E PëRGJEGJëSISë Së ADMINISTRIMI Të PRONëS NDëRTESë DYKATëSHE, ME VENDNDODHJE PRANE AEROPORTIT “NENE TEREZA”, RINAS, NGA MINISTRIA E BRENDSHME TE MINISTRIA E FINANCAVE, PëR DREJTORINë E PëRGJITHSHME E DOGANAVE, DHE PëR NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.524, datë 15.8.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PER MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së FINANCAVE, PER DREJTORINë E PëRGJITHSHME Të DOGANAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pronës ndërtesë dykatëshe, me vendndodhje pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, nga Ministria e Brendshme, (Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë) te Ministria e Financave, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për ta përdorur si mjedis pune për degën doganore Rinas, sipas planimetrisë dhe formularit të invetarizimit të pronës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Kjo pronë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.524, datë 15.8.2007, të Këshillit të Ministrave.

3. Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›