VENDIM PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.681, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,“PËR TRAJTIMIN E KREDIVE TË TRANSFERUARA NGA BANKAT E NIVELIT TË DYTË, ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR, NË AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE, PËR KRI
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR.681, DATë 11.6.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE,
“PëR TRAJTIMIN E KREDIVE Të TRANSFERUARA NGA BANKAT E NIVELIT Të DYTë, ME KAPITAL TëRëSISHT SHTETëROR, Në AGJENCINë E TRAJTIMIT Të KREDIVE, PëR KRITERET DHE KUSHTET PëR NDRYSHIMIN E MARRëVESHJES Së KREDISë, SI DHE PROCEDURAT E MARRJES Në PRONëSI Të PASURIVE, Të LëNA SI GARANCI OSE JO NGA HUAMARRëSIT, Të ADMINISTRIMIT, SHITJES DHE DHëNIES ME QIRA APO ME ENFITEOZë Të KëTYRE PASURIVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.9731, datë 10.5.2007, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8894”, datë 14.5.2002, “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.681 datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun I bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1.1ndryshohet dhe riformulohet, si më poshtë vijon:
“1.1 Debitorëve, që shlyejnë menjëherë të gjithë shumën e principalit të transferuar apo të mbetur, u falen, në masën 100% interesat, gjobat dhe kamatëvonesat, pavarësisht nga objekti i kredisë dhe shuma e detyrimit të transferuar.
1.2 Debitorët, që zgjedhin të shlyejnë me këste detyrimin e mbetur, përveç shumës së principalit, duhet të paguajnë edhe një pjesë të interesave, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas përqindjeve dhe afateve të mëposhtme:
i) 10% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave për debitorët, të cilët, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë;
ii) 5% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave për debitorët, të cilët, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit mbi 3 000 000 (tre milionë) lekë;
iii) periudha e likuidimit me këste nuk mund të jetë më shumë se 2 (dy) vjet nga data e lidhjes së kontratës së re.”.
b) Pikat 1.2, 1.3 dhe 1.4 shfuqizohen.
c) Në pikën 1.9 fjalët “para datës 30.4.2009” shfuqizohen.
ç) Pika 3 shfuqizohet.
2. Në kreun II bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në pikën 5 afati “30 ditë” bëhet “15 (pesëmbëdhjetë) ditë”.
b) Pas pikës 7 shtohen pikat 7.1e 7.2, me këtë përmbajtje:
“7.1 Në rast se sendi nuk shitet në ankandin e parë, Agjencia ka të drejtën e përsëritjes së ankandit të dytë deri në tre herë duke ulur gradualisht çmimin e sendit deri në vlerën maksimale:
a) 30%, për sendet e paluajtshme;
b) 50%, për sendet e luajtshme.
7.2 Pasi arrihet vlera maksimale e uljes dhe sendi nuk shitet, bëhet rivlerësimi i tij me ekspert vlerësues të licencuar dhe më pas fillojnë procedurat e ankandit, në bazë të çmimit të ri.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/06/2010