VENDIM PER PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE, NË SHKALLË VENDI
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE, NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 2 e 5, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 103 (njëqind e tre) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr.995, datë 2.7.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009