E Hënë, 2 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË RUBIK, TË QARKUT TË LEZHËS

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË RUBIK, TË QARKUT TË LEZHËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të   ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Rubik, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
               Lista me 176 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 325 (një mijë e treqind e njëzet e pesë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


05/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›