E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES DHE TË PROTOKOLLIT BASHKËLIDHUR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN, PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE TË MALLRAVE”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes dhe të protokollit bashkëlidhur, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

    
    
P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES DHE TË PROTOKOLLIT BASHKËLIDHUR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN, PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE
DHE TË MALLRAVE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes dhe të protokollit bashkëlidhur, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI
 


*  *  *
V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË RUBIK, TË QARKUT TË LEZHËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të   ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Rubik, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
               Lista me 176 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 325 (një mijë e treqind e njëzet e pesë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LIBOFSHË, TË QARKUT TË FIERIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Libofshë, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LAZARAT, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Lazarat, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
                Lista me 34 (tridhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M

PËR


MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN SHTIQËN, TË QARKUT TË KUKËSIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8,  të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Shtiqën, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 20 (njëzet) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 73 (shtatëdhjetë e tre).


2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


*  *  *
V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË KAMËZ,TË QARKUT TË TIRANËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Kamëz, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 241 (dyqind e dyzet e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 809 (një mijë e tetëqind e nëntë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* *  *
V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KASHAR,TË QARKUT TË TIRANËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kashar, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 60 (gjashtëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË TEPELENË, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës, miratuar me vendimin nr.467, datë 16.7.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Tepelenë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


*  *  *
V E N D I M


PËR


SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E BRENDSHME, INSTITUCIONET NË VARËSI DHE NJËSITË E QEVERISJES VENDORE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,     datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.Lejimin e Ministrisë së Brendshme, të institucioneve në varësi të saj dhe të njësive të qeverisjes vendore të përfundojnë procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas anekseve nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, brenda datës 30 nëntor 2008. Brenda këtij afati të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2.Procedurat e prokurimit për mallra, për vitin 2008, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas aneksit nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përfundojnë brenda datës 31 dhjetor 2008.

3.Procedurat e prokurimit për mallra, shërbime, për njësitë e zhvillimit të prokurimeve të përqendruara, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas aneksit nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përfundojë brenda datës 30 nëntor 2008.

4.Ngarkohen Ministria e Brendshme, institucionet në varësi të saj, njësitë e qeverisjes vendore dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


*  *  *

 V E N D I M


PËR


RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të paragrafit të parë, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.9836,                datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Rishpërndarje fondesh në buxhetin e miratuar për vitin 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndërmjet programeve, si më poshtë vijon:
 
a) Programit “Mbështetje për minierat dhe ndërmarrjet publike”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme”, t’i shtohet fondi  21 000 000 (njëzet e një milionë) lekë.
b) Programit “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut dhe infrastrukturën e cilësisë”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
c) Programit “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme”, t’i pakësohet fondi 26 000 000 ( njëzet e gjashtë milionë) lekë, si shumë e fondeve të përcaktuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 1 , të këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

*  *  *
V E N D I M


PËR


SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA BASHKITË HAS E PESHKOPI DHE KOMUNA KOLSH, LEZHË, SI AUTORITETE KONTRAKTORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,     datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.Lejimin e bashkive të Hasit e të Peshkopisë dhe të komunës së Kolshit, Lezhë, të përfundojnë, brenda datës 30 nëntor 2008, procedurat e prokurimit, për ndërtimin e tregjeve agroushqimore, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Brenda këtij afati të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2.Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Agjencia e Prokurimit Publik, bashkitë Has e Peshkopi dhe komuna Kolsh, Lezhë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *
V E N D I M


PËR


NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR TRAJTIMIN ME DIALIZË TË NJË NUMRI TË SËMURËSH ME INSUFICIENCË RENALE KRONIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e  miratuar për vitin 2008, në artikullin “Shpenzime për mallra e shërbime”, t’i shtohet fondi  25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin me dializë të një numri të sëmurësh me insuficiencë renale kronike.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
*  *  *

V E N D I M


PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.535, DATË 4.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, TË INSTITUTIT TË STUDIMIT TË TOKAVE DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Në vendimin nr.535, datë 4.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:

1. Në pikën 2, pas fjalëve “... kati përdhe...” të shtohen “... kati i parë...”.

2. Pas pikës 2 të shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:

“2.1. Mjediseve të ndërtesës dykatëshe të laboratorit të ish-Institutit të Studimit të Tokave (sot Qendra për Transformimin e Teknologjive Bujqësore), të cilat janë në administrim të këtij të fundit, t’u ndryshojë përgjegjësia e administrimit nga Instituti i Studimit të Tokave te Ministria e Financave, për t’u përdorur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtë vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E PROTOKOLLIT TË BISEDIMEVE NDËRQEVERITARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM, PËR VITIN 2008


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e protokollit të bisedimeve ndërqeveritare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin për zhvillim, për vitin 2008.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

*  *  *
V E N D I M

PËR


LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TRI AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 9 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 7 (shtatë) automjete dhe 14 (katërmbëdhjetë) trupa.

2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 11 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 1 (një) automjet dhe 2(dy) trupa.


3. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 14 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 3 (tri) automjete dhe 12 (dymbëdhjetë) trupa.

4. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën, që do të kalojë në datën 9 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 11 e 14 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit         Qafë-thanë.

5. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

6. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

7. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *
V E N D I M


PËR


NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA, PËR MBULIMIN E KOSTOS VENDORE , TË TVSH-SË DHE TAKSËS DOGANORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIALE NË KOMUNITET”, FINANCUAR NGA IDA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në buxhetin e  miratuar për vitin 2008, në programin “Mbrojtje sociale”, t’i shtohet fondi 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekë, nga i cili:

a. 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e kostos vendore;
b. 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekë, për përballimin e TVSH-së dhe të taksës doganore.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


*  *  *
V E N D I M


PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË ADMINISTRATËN E DISA INSTITUCIONEVE TË PAVARURA”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8549,     datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavurura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.  Shkronja “d”, e pikës 1, të vendimit nr.901, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“d)  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

2.  Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2008, të përballohen nga fondet e miratuara, për këtë vit, për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


*  *  *
V E N D I M


PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,    datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme :

a) Në pikën 5, pas togfjalëshit “... bordeve të kullimit...” shtohen     “... si dhe komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut...”.
b) Pas pikës 5/5, shtohet pika 5/6, me këtë përmbajtje:

“5/6. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist”, deri në “Titullar i institucionit”, në komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut, të jenë sipas lidhjes nr.4/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

c) Në pikat 6, 7, 8, 9 e 13, pas fjalëve “... nr.4/5.” shtohet “... nr.4/6.”.

3. Efektet financiare për vitin 2008, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet shtesë, që do të miratohen për këto komisione, në buxhetin e Ministrisë së Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PAGAVE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,     datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të nenit 115, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Paga e kryetarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të jetë me koeficient 0.6, në raport me pagën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
 
2. Paga e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të jetë me koeficient 0.55 në raport me pagën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

*  *  *

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD), PËR PROGRAMIN “MALET DREJT TREGUT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,   datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për programin “Malet drejt tregut”, me një kredi 5 860 000 (pesë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë) SDR dhe një grant 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) SDR.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

*  *  *
V E N D I M

PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,     datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përfundojë procedurat e prokurimit, me mjete elektronike, deri më 31.12.2008, për fondet buxhetore për investime, përfshirë edhe lidhjen e kontratave sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *
V E N D I M


PËR

SHPËRBLIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E SIPËRFAQEVE TAKUESE TË KËTYRE PASURIVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale, në qarqet e Tiranës, të Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit.

2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 57 377, 77 (pesëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë, presje shtatëdhjetë e shtatë) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme 252 074 670, 24 (dyqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë presje njëzet e katër) lekë.

3. Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.

4. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar, në pronësi të shtetit.

5. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

*  *  *

 U DH Ë Z I M


PËR


  DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.1, DATË 20.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2008”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


U DH Ë Z O N :


1. Në udhëzimin nr.1, datë 20.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
 
d) Në tabelën nr.1, “Kostoja mesatare e ndërtimit, për vitin 2008”, në kolonën “Çmimi për njësi sipërfaqeje shfrytëzimi”, në renditjen 18, “Bashkia Burrel”, shifra 35 539 lekë/m2  të bëhet   33 539 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë) lekë/m2 .
e) Në tabelën nr.2, “Të dhënat e tregut të lirë të apartamenteve sipas qyteteve, për vitin 2008”, në kolonën “Qytetet”, renditja 2, fjala “Vlora” bëhet “Vora”.


2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


05/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›