VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Hapjen, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:
a) Në Fakutletin e Inxhinierisë Elektrike:
i) Programi i studimit “Inxhinieri elektrike”, me profile:
- Automatizimi i industrisë;
- Energjetikë.
Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri elektrike, profili automatizimi i industrisë;
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri elektrike, profili energjetik.
b) Në Fakultetin e Inxhineirisë Mekanike:
i) Programi i studimit “Inxhinieri mekanike”, me profile:
- Energjetikë;
- Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse;
- Prodhim dhe menaxhim industrial.
Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mekanike, me profili energjetikë;
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mekanike, me profil konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse;
· Diplomë e nivelit të dytë, në inxhinieri mekanike, me profil prodhim dhe menaxhim industrial.
ii) Programi i studimit “Inxhinieri materiale”, me profile:
- Materiale;
- Metalurgji dhe fonderi.
Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri materiale, profili materiale;
· Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri mekanike, profili metalurgji dhe fonderi.
- Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
- Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.
- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA