V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KORÇË-QAFË PLLOÇË
V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KORÇË-QAFË PLLOÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Korçë-Qafë Plloçë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 160 198 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) m2, me vlerë 62 310 098.3 (gjashtëdhjetë e dy milionë e treqind e dhjetë mijë e nëntëdhjetë e tetë pikë tre) lekë, për sipërfaqen 5 171 (pesë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një) m2 , tokë truall me vlerë 12 918 816 (dymbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 75 228 914.3 (shtatëdhjetë e pesë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë tre) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 16 275 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit 75 228 914.3 (shtatëdhjetë e pesë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë tre) lekë, të përballohet nga zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
6. Shpronësimi të fillojë më 15.10.2008 dhe të përfundojë më 30.12.2008.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e përgjithshme e rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008