VENDIM PER DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË ISH-NËNOFICERIT NAMIK GJOLENA DHE ISH-USHTARIT PROFESIONIST ARDIAN HANAJ, TË VRARË NË KRYE TË DETYRËS
VENDIM
Për
DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË ISH-NËNOFICERIT NAMIK GJOLENA DHE ISH-USHTARIT PROFESIONIST ARDIAN HANAJ, TË VRARË NË KRYE TË DETYRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënie ndihme financiare, prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, familjes së ish-nënoficerit Namik Gjolena, dhe një ndihmë financiare, prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, familjes së ish-ushtarit profesionist Ardian Hanaj, të vrarë në krye të detyrës.
2. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA