E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR REALIZIMIN E PUNIMEVE NË AGREGATIN NR.2, NË HIDROCENTRALIN E VAUT TË DEJËS

VENDIM

Për 

LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR REALIZIMIN E PUNIMEVE NË AGREGATIN NR.2, NË HIDROCENTRALIN E VAUT TË DEJËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 5, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 
Lejimin e KESH, sha-së, që, për fondin e vet limit prej 280 606 (dyqind e tetëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Andritz A.G., për financimin e punimeve hidromekanike në agregatin nr.2, në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

 
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
 
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›