E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA SHEMBJA E PALLATIT 5-KATËSH, NË BASHKINË E GJIROKASTRËS

V E N D I M

 

 

PËR

 

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA SHEMBJA E PALLATIT 5-KATËSH, NË BASHKINË E GJIROKASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8756,datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

 

V E N D O S I :

 

 

Dhënien e një ndihme financiare familjeve, të cilave iu dëmtuan banesat nga shembja e pallatit, në lagjen “11 janari”, në bashkinë e Gjirokastrës, në vlerën 46 247 160 (dyzet e gjashtë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë і Këshillit të Ministrave dhe të bëhet efektiv, nëpërmjet këshillit të qarkut të Gjirokastrës. Vlera e kompensimit financiar për anën ndërtimore, për dëmtimin e pajisjeve të çdo familjeje, si dhe për familjarët, që kanë banuar me qira, do të jetë sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe këshilli i qarkut të Gjirokastrës për zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

 


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›