E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E SHTETEVE, ME NIVEL TË MJAFTUESHËM TË MBROJTJES TË SË DHËNAVE PERSONALE

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E SHTETEVE, ME NIVEL TË MJAFTUESHËM TË MBROJTJES TË SË DHËNAVE PERSONALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të  ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shtetet, që kanë nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të së dhënave personale, janë:

a)     Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian;

b)    Shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane;

c)     Shtetet, që kanë ratifikuar konventën nr.108, të vitit 1981, “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale”, si dhe protokollin shtesë të saj, që garantojnë mbrojtjen e mjaftueshme të të dhënave personale, në përputhje me të gjitha kërkesat e direktivës 95/46/EC, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, datë 24 tetor 1995, “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e lirë të të dhënave të tilla”;

ç) Shtetet, ku mund të transferohen të dhënat personale, sipas një vendimi të Komisionit të Bashkimit Evropian.

2. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është autoriteti përgjegjës për nxjerrjen e vendimeve të duhura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›