E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, PHRD, NO.TF 093096, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT TË QEVERISJES, FINANCAVE DHE DHËNIES SË SHËRBIMEVE BASHKIAKE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, PHRD, NO.TF 093096, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT TË QEVERISJES, FINANCAVE DHE DHËNIES SË SHËRBIMEVE BASHKIAKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, PHRD, No.TF 093096, për përgatitjen e projektit të qeverisjes, financave dhe dhënies së shërbimeve bashkiake, me një grant 980 000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) USD.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›