E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË PROGRAMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË (IFAD), DATË 20 QERSHOR 2006, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “ZHVI

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË PROGRAMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË (IFAD), DATË 20 QERSHOR 2006, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I ZONAVE RURALE MALORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës  dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të dokumentit për ndryshimin e marrëveshjes së huasë dhe të programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), datë 20 qershor 2006, për financimin e programit “Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale malore”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›