E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.244, DATË 7.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE, PËR VITIN 2007”, TË NDRYSHUAR

                                                                            V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.244, DATË 7.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE, PËR VITIN 2007”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.244, datë 7.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

a)      Në pikën 1, numri  “102 183” zëvendësohet me “102 236”.

b)      Në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet vendimit, numri “1105”, i punonjësve të miratuar për periudhën 1 qershor – 31 dhjetor për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zëvendësohet me “1158”.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›