VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS NR.132 « ISH- REPARTI USHTARAK 8830 », TIRANË, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E BRENDSHME, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, «
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS NR.132 « ISH- REPARTI USHTARAK 8830 », TIRANË, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E BRENDSHME, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15, shkronja “c”, dhe 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Prona me numër rendor 132 “Ish-reparti ushtarak 8830”, Yzberisht, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, « Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes » t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme.
- Prona me numër rendor 132 “Ish-reparti ushtarak 8830”, aktualisht shkolla e trupës, me vendndodhje në Yzberisht, Tiranë, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, miratuar me vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave.
- Ministrisë së Brendshme i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës të përcaktuar në këtë vendim, si dhe ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
- Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA