E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN KOMUNITAR “PROGRAMI KUADËR PËR KONKURRUESHMËRI DHE INOVACION”

V E N D I M

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN KOMUNITAR “PROGRAMI KUADËR PËR KONKURRUESHMËRI DHE INOVACION”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.          Miratimin, në parim, të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin komunitar “Programi kuadër për konkurrueshmëri dhe inovacion”, për periudhën 2008-2013.

2.          Kostoja e pjesëmarrjes në shtyllën e parë të këtij programi “Sipërmarrje dhe inovacion”, për vitin 2008, do të mbulohet, në masën 75 për qind, nga fondet e programit CARDS 2005, dhënë nga BE-ja për Shqipërinë, dhe në masën 25 për qind, nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2008.

3.          Kostoja e pjesëmarrjes në shtyllën e tretë të këtij programi “Evropa e energjisë inteligjente”, për vitin 2008, do të mbulohet, në masën 75 për qind, nga fondet e programit CARDS 2005, dhënë nga BE-ja për Shqipërinë, dhe në masën 25 për qind, nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2008.

4.          Kostoja e pjesëmarrjes, për vitet në vazhdim, do të mbulohet nga fondet e dhëna nga BE-ja për Shqipërisë, nga instrumenti financiar IPA dhe nga buxheti i shtetit.

5.          Ngarkohen Ministria e Ekonimisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Integrimit, për zbatimin e këtij programi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›