VENDIM PER TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË DISA BASHKIVE TË PRONAVE, TË CILAT JANË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR, DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAV
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË DISA BASHKIVE TË PRONAVE, TË CILAT JANË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR, DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 3, të nenit 42, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të neneve 4, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Transferimin në pronësi të disa bashkive të pronave, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, të miratuara me vendimin nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, si më poshtë vijon:
a) Objekti me numër rendor 3, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, “Qendra ditore polivalente për shërbime sociale”, Kamëz, të kalojë në pronësi të bashkisë së Kamzës;
b) Objekti me numër rendor 10, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, “Qendër rezidenciale shërbimesh për fëmijët shkollorë 6-14 vjeç”, Shkodër, të kalojë në pronësi të bashkisë së Shkodrës.
- Këto prona të hiqen nga lista e inventarit të pronave shtetërore, miratuar me vendimin nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave.
- Institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe shërbimi shoqëror, që ofrohet në to, të transferohen së bashku me ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin, personelin dhe dokumentacionin përkatës.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, grupi 25, titulli 10430, kap.1, artikujt 600, 601 dhe 602, miratuar për këtë vit për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, dhe, në vijim nga buxhetet vjetore përkatëse.
- Njësive të qeverisjes vendore, të përcaktuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, u ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronave, tjetërsimi apo dhënia në përdorim të tretëve.
- Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, kryetarët e bashkive të përmendura në pikën 1 dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA