VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.269, DATË 5.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-VLORË, (SEK
V E N D I M
PER
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.269, DATË 5.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-VLORË, (SEKSIONI I PARË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.269, datë 5.3.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pasqyra nr.1, që i bashkëlidhet vendimit, ku përcaktoheshin pasuritë, pronarët dhe sipërfaqet, sipas numrave rendorë, zëvendësohet me pasqyrën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 697 500 (një milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
3. Kompensimi, për efekt shpronësimi, të fillojë më 30.7.2009 dhe të përfundojë më 30.10.2009.
4. Pronarët e pasurive të paluajtshme të kompensohen, për efekt shpronësimi, në masat respektive, të përcaktuara në pasqyrën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
5. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, sipas përcaktimeve të bëra në pasqyrën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe brenda afateve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi.
6. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, që përmendet në pikën 5, nga 404 857 600 (katërqind e katër milionë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind) lekë bëhet 397 212 800 (treqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind) lekë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009