VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS RRËSHEN-PROSEK
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS RRËSHEN-PROSEK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës Rrëshen-Prosek.
2. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 1 259 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë) m2 tokë/arë, me vlerë 316 837 (treqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) lekë, për sipërfaqen 75 (shtatëdhjetë e pesë) m2, tokë/truall, me vlerë 40 800 (dyzet mijë e tetëqind) lekë, dhe për objektin, me vlerë 2 206 000 (dy milionë e dyqind e gjashtë mijë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi, 2 563 637 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 221 000 (dyqind e njëzet e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 563 637 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të filloj¸ më 15 gusht 2009 dhe t¸ përfundojë më 15 nëntor 2009.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009