E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

 

PER  

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompentencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1.     Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme:

a)      Në fund të shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet emërtesa “Shërbimi i Provës”.

b)     Në lidhjen nr.4, të përmendur në pikën 5, të bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

“b/1. Në kategorinë III-b, pas emërtesës “Kryetar i zyrës së përmbarimit” shtohet “Drejtor i zyrës vendore të Shërbimit të Provës”;

b/2.  Në kategorinë IV-a, pas emërtesës “Përmbarues gjyqësor në zyrat e përmbarimit gjyqësor”, shtohet “Specialist në zyrën vendore të Shërbimit  të Provës”.

2.      Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Shërbimit të Provës të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.

3.      Efektet financiare për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009, që do të miratohen për institucionin e Shërbimit të Provës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›