E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE T

V E N D I M

 

PER   

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT, KUVENDIT DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të nenit 18, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, dhe të ligjit  nr.10025,   datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1.     Në nënndarjen Ministria e Drejtësisë, në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 8, të vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, emërtesa “Inspektor në Drejtorinë e  Inspektimit Gjyqësor” të zëvendësohet me “Inspektor për Inspektimin Gjyqësor; Inspektor për Inspektimin e Prokurorisë dhe Inspektor për Inspektimin Administrativ”.

2.      Efektet financiare, për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 25.2.2009.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›