E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË OBJEKTIT « SHTËPIA E USHTARAKËVE, POGRADEC », DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRAT

V E N D I M

PËR

KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË DREJTËSISË,  TË OBJEKTIT « SHTËPIA E USHTARAKËVE, POGRADEC », DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES » , TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Drejtësisë, të objektit «Shtëpia e Ushtarakëve, Pogradec », me sipërfaqe 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) m2, me numër rendor 23 (faqe 130), në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.515,    datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

2. Ky objekt të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.

3. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


10/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›