E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 10 dhjetor 2008,   të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 10 (dhjetë) automjete dhe 23 (njëzet e tre) trupa.

2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 11 dhjetor 2008,  të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 3 (tri) automjete dhe 4 (katër) trupa.

3. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 12 dhjetor 2008,  të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 2 (dy) automjete dhe 7 (shtatë) trupa.

4. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 13 dhjetor 2008,          të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) automjete dhe 26 (njëzet e gjashtë) trupa.

5. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 10 e 11 dhjetor 2008, të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat që do të kalojnë në datat 12 e 13 dhjetor 2008, të jetë pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit        Qafë-thanë.

6. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

7. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


10/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›