E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.191, DATË 22.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ‘‘PËR VENDOSJEN E OPONENCËS TEKNIKE SHTETËRORE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.191, DATë 22.3.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, ‘‘PëR VENDOSJEN E OPONENCëS TEKNIKE SHTETëRORE PëR PROJEKTET E NDëRTIMIT Të HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121-124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shfuqizimin e vendimit nr.191, datë 22.3.2007, të Këshillit të Ministrave, ‘‘Për vendosjen e oponencës teknike shtetërore për projektet e ndërtimit të hidrocentraleve, me koncesion”, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘‘Fletoren zyrtare’’.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›