Kryeministri Berisha takon përfaqësuesit e firmës turke të ndërtimit ENKA
Sot, kryeminstri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit ENKA, Presidentin e nderit të kësaj kompanie Dr. Sharik Tara, Kryetarin e Bordit Sinan Tara, presidentin e Bordit Haluk Gerçek dhe asistent drejtorin ekzekutiv, Ozger Inal.
Gjate takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e politike ne Shqiperi dhe rajon.
Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e kompanisë me reformat e ndërrmarra nga qeveria në fushën ekonomike si dhe me masat lehtësuese në ndihmë të biznesit, për ta kthyer Shqipërinë në një vend terheqes per investimet e huaja. Gjithashtu kryeministri u shpreh se procedurat lehtësuese për biznesin do të vinë duke u shtuar, në mënyrë që të krijohen më shumë vende të reja pune.
Nga ana e tyre investitorët turq u shprehën të impresionuar nga ndryshimet e shpejta ekonomike dhe politike në vend. Në mënyrë të veçantë presidenti dhe drejtuesit e kompanise shprehen deshiren dhe angazhimin e plote per te ndertuar sa me pare nje TEC me lëndë djegëse qymyrin, i cili do te plotësojë nevojat për energji jo vetem per Shqiperine, por edhe per të eksportuar ne vendet fqinje duke e kthyer Shqiperine në një qender te rendesishme prodhimi te energjise ne rajon.
Enka Construction & Industry Co, Inc. eshte aktualisht një nga kompanite qe drejton industrine e ndertimit ne Turqi, gjithashtu një nga me te njohurat ne bote, sidomos ne fushen e ndertimit te TEC-eve. Kompania dhe degët e saj operojnë ne tre kontinente dhe kanë si aktivitet ndertimin e TEC-eve, te rrugeve, tuneleve e urave, komplekseve kimike, linjave transportuese te gazit, qendrave të banimit, etj.