VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KODËR KAMËZ – KAMËZ”
V E N D I M
P ë R
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “KODëR KAMëZ – KAMëZ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë arë, truall dhe objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kodër Kamëz - Kamëz”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokën arë, me një sipërfaqe prej 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) m2, me vlerë 103 290 (njëqind e tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë; për tokën truall, me një sipërfaqe prej 408 (katërqind e tetë) m2, me vlerë 5 305 251 (pesë milionë e treqind e pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë e një) lekë dhe për objekte me vlerë 8 440 699 (tetë milionë e katërqind e dyzet mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 13 849 240 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e nëntë mijë e dyqind e dyzet) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 410 000 (katërqind e dhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 13 849 240 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e nëntë mijë e dyqind e dyzet) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.4.2010 dhe të përfundojë më 30.6. 2010.
7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZVRPP”, të kompesohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Pronari për të cilin është bërë shënimi “Plotësim dokumentacioni”, të kompesohet për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procedurat e regjistrimit për pasurinë e zërit “Truall” dhe të ketë paraqitur dokumentacionin e pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarit, për të cilin është bërë shënimi “Plotësim dokumentacioni”, pasi të këtë marrë konfirmimin e zyrës respektive të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZVRPP”, sipas listës bashkëlidhur, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.
11. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010