VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GORË, TË QARKUT TË KORÇËS
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS GORë, Të QARKUT Të KORçëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Gorë, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 128 (njëqind e njëzet e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 815 (tetëqind e pesëmbëdhjetë).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Gorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/06/2010