E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË SHKODËR, TË QARKUT TË SHKODRËS

VENDIM 

 Për

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË SHKODËR, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Shkodër, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 193 (njëqind e nëntëdhjetë e tre) fletë përfundon me numrin rendor 850 (tetëqind e pesëdhjetë).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›