E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË VORË, TË QARKUT TË TIRANËS

VENDIM

Për

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË VORË, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Vorë, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 82 (tetëdhjetë e dy) fletë përfundon me numrin rendor 524 (pesëqind e njëzet e katër).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›