E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË RREGULLIMIT TË TARIFAVE, TË ORGANIZMIT, ME FUQI TË NDJESHME NË TREG, “ALBTELECOM”, SHA

                                                                                                                                                           V E N D I M

 

 

PËR

 

MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË RREGULLIMIT TË TARIFAVE, TË ORGANIZMIT, ME FUQI TË NDJESHME NË TREG, “ALBTELECOM”, SHA

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 58, 59, 60 e 62, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.       Miratimin e metodologjisë së rregullimit të tarifave të interkonjeksionit, të organizmit, me fuqi të ndjeshme në treg, “Albtelecom” , sha, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.       Miratimin e metodologjisë së rregullimit të tarifave të shërbimeve të përdoruesve fundorë, të organizmit, me fuqi të ndjeshme në treg, “Albtelecom” , sha, sipas lidhjes 2, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

3.       Vendimi nr.582, datë 21.8.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë së rregullimit të tarifave, me fuqi të ndjeshme në treg, që ofrojnë shërbime publike telefonike, të qëndrueshme, dhe linja me qira”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4.       Ky vendim është i vlefshëm për periudhën e parashikuar në metodologjitë, që i bashkëlidhen këtij vendimi .

5.       Ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›