VENDIM PER MIRATIMIN E RAPORTIT PËRFUNDIMTAR TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE DHE SHPALLJEN E FITUESIT PËR PRIVATIZIMIN E “ARMO”, SHA-së
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RAPORTIT PËRFUNDIMTAR TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE DHE SHPALLJEN E FITUESIT PËR PRIVATIZIMIN E “ARMO”, SHA-së
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.9117, datë 24.7.2003, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “ARMO”” dhe në vijim të vendimit nr.82, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e instruksioneve për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e “ARMO”, sha-së”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave për privatizimin e “ARMO”, sha-së, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatim të vendimit nr.82, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe klasifikimin e kandidatëve, si më poshtë vijon:
· Refinery Associates of ,
Anica Enterprises & Mercuria Energy Group 93.16 pikë;
· Vitol, Euroil sha, NFS Partners
SA and USBCF Inc 69.49 pikë;
· Petrofac Energy Developments International
Limited 30.52 pikë.
2. Shpalljen fitues të ofertës së paraqitur nga kandidati “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group”.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që, në bazë të klasifikimit të përcaktuar në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, të fillojë negocimet dhe nënshkrimin e marrëveshjes me kandidatin fitues, “Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group”, sipas kapitullit VIII, pikat 2 e 3, të vendimit nr.82, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA