VENDIM PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.343, DATË 27.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E BURIMEVE DHE TË PROCEDURAVE TË FINANCIMIT TË DËMEVE PASURORE TË SHKAKTUARA NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK I GËRDECIT”
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.343, DATË 27.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E BURIMEVE DHE TË PROCEDURAVE TË FINANCIMIT TË DËMEVE PASURORE TË SHKAKTUARA NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK I GËRDECIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.343, datë 27.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesa e ndryshimet e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët:
“… dhe vendimin nr.817, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e aksidentit teknologjik, të ndodhur në Gërdec, dhe të listave me emrat e individëve e të personave, fizikë e juridikë, që do të kompensohen…”.
2. Në pikën 2 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në paragrafin e parë shifra “…1 572 milionë lekë…” zëvendësohet me “…2 507 900 412( dy miliardë e pesëqind e shtatë milionë e nëntëqind mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekë…”.
b) Në shkronjën “a”, shifra “…150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë…” zëvendësohet me “…469 000 000 (katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë) lekë...”.
c) Në shkronjën “c” shifra “…622 000 000 (gjashtëqind e njëzet e dy milionë) lekë…” zëvendësohet me “…1 238 900 412 ( një miliard e dyqind e tridhjetë e tetë milionë e nëntëqind mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekë...”.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA