E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË OBJEKTIT “ISH-QENDRA E STËRVITJES SË USHTARËVE TË POSTAVE TË KUFIRIT”, KUKËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.831, DATË 11.12.2003, TË KËSHILL

                                                                                                                    V E N D I M

 

 

PËR

 

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË OBJEKTIT  “ISH-QENDRA E STËRVITJES SË USHTARËVE TË POSTAVE TË KUFIRIT”, KUKËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.831, DATË 11.12.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit tё Drejtësisë dhe tё ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.       Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Drejtësisë të pronës së paluajtshme shtetërore, “Ish-qendra e stërvitjes së ushtarëve të postave të kufirit”, Kukës, me sipërfaqe 27 890 (njëzet e shtatë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) m2  për ndërtimin e mjediseve të paraburgimit, në Kukës.

2.       Prona e paluajtshme shtetërore, “Ish-qendra e stërvitjes së ushtarëve të postave të kufirit”, Kukës, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar me vendimin nr.831, datë 11.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimet nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, dhe nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes””.

3.       Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›