E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, NË VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, NË VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, dhe të neneve 4,     pika 1, shkronja “g”,  5, pikat 1 e 3, e  23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit       nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien  e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Vlorë, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 5.5 për qind të pikëve, për rezultatin ekonomik, financiar, teknik dhe mjedisor, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Idea Vlora”, sha.

3. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›