E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.954, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN, STRUKTURËN, FUNKSIONIMIN E QENDRËS NDËRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE (QNOD) DHE BASHKËVEPRIMIN ME INSTITUCIONET SHTETËRORE, QË KANË INTERESA


V E N D I M

PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.954, DATë 30.9.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR ORGANIZIMIN, STRUKTURëN, FUNKSIONIMIN E QENDRëS NDëRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE (QNOD) DHE BASHKëVEPRIMIN ME INSTITUCIONET SHTETëRORE, Që KANë INTERESA Në DET”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 3, pika 3, e 4/1, pika 3, të ligjit nr.8875, datë 4.4.2002, “Për Rojen Bregdetare Shqiptare”, të ndryshuar, të neneve 6, 29, e 41, të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shtojca nr.1, që përmendet në pikën 1, të kreut III, të vendimit nr.954, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të jetë sipas shtojcës me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


03/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›